Saturday, March 24, 2012

GJYSHI DHE NIPI

Na ishte njehere nje plak.Syte i ishin veshur plakut te shkrete, veshet i qene renduar dhe gjunjet i dridheshin.Kur ulej te hante buke  , mezi e mbante lugen.Supa i derdhej dhe ndynte mesallen.Shume here madje supa i shpetonte edhe nga goja.
I biri me nusen u merziten.Ibene plakut vend ne nje qoshe prane sobes dhe aty i jepnin te hante,sa te mos vdiste urie , ne nje tas te vjeter prej balte.
Shpeshhere plaku i shihte te pikelluar nga tryeza ku hanin te tjeret , dhe i mbusheshin syte me lot.
Nje dite , kur po hante , plakut te shkrete iu drodhen duart aq shume , sa i shpetoi tasi i baltes prej doree iu be cope e therrime.Nusja i shfryu me inat , kurse plaku psheretiu dhe s`foli asnje fjale.Qe ate dite i blene plakut te shkrete nje mashter prej druri.
Nje dite prej ditesh , djali i vogel katervjecar po mblidhte therrmaqet.
E pyeti i ati:
-C`ben ashtu ,  mor bir?
-Dua te bej nje tas dhe , kur te rritem e te behem burre , t`ju jap te hani ne kete tas ty dhe nenes.
Burre e grua  u pane ne sy te heshtur dhe shperthyen ne lot. Qe nga ajo dite e moren gjyshin ne tryezen e tyre dhe askush s`e shante kur i derdhej ndopak supe.



No comments:

Post a Comment